string(83) "rama-ende-ska-folur-per-rezultatet-heret-ne-mengjes-aludon-ne-to-cfare-agimi-ky-sot"

Lajme

Gazeta Express

12/05/2025 7:09

Rama ende s’ka folur për rezultatet, herët në mëngjes aludon në to “Çfarë agimi ky sot”

Lajme

Gazeta Express

12/05/2025 7:09

Kandidati për kryeministër nga radhët e PS-së, Edi Rama është zgjuar herët sot, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

Ai nisi ditën nga selia qendrore e partisë së tij.

“Çfarë agimi ky sot”, ka shkruar ndër të tjera Rama në facebook ku ka publikuar edhe një fotografi.

Rama deri më tani s’ka bërë ndonjë koment rreth rezultatit edhe pse një exit poll e ka nxjerrë atë dhe PS’në të parin. Para mediave ka dalë mbrëmë Sali Berisha i cili ka folur për fitore të PD’së.

Sido që të jetë sipas rezultateve fillestare nga KQZ PS është duke prirë.