"Rama e tha të vërtetën", Rexhaj: Policia do përgjigjej me zjarr ndaj EULEX-it nëse do hynin në presidencë pa lejen e Vjosa Osmanit - Gazeta Express
string(127) "rama-e-tha-te-verteten-rexhaj-policia-do-pergjigjej-me-zjarr-ndaj-eulex-it-nese-do-hynin-ne-presidence-pa-lejen-e-vjosa-osmanit"

Lajme

Gazeta Express

16/02/2026 22:23

“Rama e tha të vërtetën”, Rexhaj: Policia do përgjigjej me zjarr ndaj EULEX-it nëse do hynin në presidencë pa lejen e Vjosa Osmanit

Lajme

Gazeta Express

16/02/2026 22:23

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Vjosa Osmani nuk lejoi hetuesit e Gjykatës Speciale dhe policët e EULEX-it, që të hyjnë në zyrat e presidencës, në kohën kur Hashim Thaçi u arrestua për t’u dërguar në Hagë.

Analisti Albatros Rexhaj, ka thënë se EULEX do të hynte pa lejen e Osmanit, Policia e Kosovës ka qenë e detyruar të përgjigjet me zjarr.

Kështu, ai tha se kryeministri shqiptar Edi Rama po e thotë të vërtetën.

“Presidentja thotë këtu nuk mundet me u fut askush, policët e veçantë janë detyrun me u përgjigj me zjarr. Nëse do kishin ardhur hetuesit e Speciales bashkë me policisë të EULEX, atëherë policia do duhej të përgjigjej me zjarr. Kryeministri Edi Rama po e thotë të vërtetën”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement