string(82) "rama-e-takon-garuesen-e-pare-shqiptare-ne-formula-ia-dhuron-hyjneshen-e-prishtines"

Lajme

Gazeta Express

28/05/2025 9:44

Rama e takon garuesen e parë shqiptare në Formula, ia dhuron hyjneshën e Prishtinës

Lajme

Gazeta Express

28/05/2025 9:44

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka pritur sot në një takim Maltina Jasharin, vajzën e cila po e përfaqëson Kosovën në garat automobilistike.

“Ishte nder dhe kënaqësi ta presim dhe ti dhurojmë hyjneshën e Prishtinës një vajze që me guxim e pasion po e çon emrin e Kosovës në pistat ndërkombëtare të garave automobilistike”, ka shkruar Rama.

Sipas tij, puna dhe përkushtimi i saj, si në Formula Women Nations Cup, ashtu edhe në studimet për inxhinieri arkitekturore, janë dëshmi e qartë se e ardhmja i takon atyre që besojnë dhe veprojnë.

“Unë e nderova edhe flamurin edhe mbiemrin tim – tha Maltina Jashari gjatë takimit tonë në Odën e kryeqytetit – një fjali që do ta mbaj mend gjithmonë si kryetar i Kryeqytetit”.