"Për hir të zotit të bëjmë diçka", Rama e nis ditën me videon e fjalimit ku Trumpit i kërkoi reagim për Specialen - Gazeta Express
string(111) "per-hir-te-zotit-te-bejme-dicka-rama-e-nis-diten-me-videon-e-fjalimit-ku-trumpit-i-kerkoi-reagim-per-specialen1"

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 8:29

“Për hir të zotit të bëjmë diçka”, Rama e nis ditën me videon e fjalimit ku Trumpit i kërkoi reagim për Specialen

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 8:29

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur mëngjesin e sotëm me copëza nga mbledhja e parë e Bordit të Paqes në Washington DC.

Në videon që ai shpërndau në rrjetet sociale, përfshihet edhe fjalimi i tij ku i kërkoi presidentit amerikan, Donald Trump, të bëjë diçka lidhur me procesin gjyqësor të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë videokartolinë të takimit të Bordit të Paqes, ku mund të gjeni versionin origjinal të fjalës në emër të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkuar kryeministri shqiptar në facebook.

Advertisement
Advertisement
Advertisement