Rama e çoi në Kushtetuese, Murati reagon: T'i kërkojë Abdixhikut që ta votojnë dhe buxheti bëhet pjesë e ligjit - Gazeta Express
string(108) "rama-e-coi-ne-kushtetuese-murati-reagon-ti-kerkoje-abdixhikut-qe-ta-votojne-dhe-buxheti-behet-pjese-e-ligjit"

Lajme

Gazeta Express

18/11/2025 16:51

Rama e çoi në Kushtetuese, Murati reagon: T’i kërkojë Abdixhikut që ta votojnë dhe buxheti bëhet pjesë e ligjit

Lajme

Gazeta Express

18/11/2025 16:51

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kryetari i Prishtinës Përparim Rama e ka “shumë të lehtë” ta zgjidhë cështjen e buxhetit të kryeqytetit.

“Përparim Rama e ka shumë të lehtë që ta bëjë zgjidhjen për buxhetin e Komunës së Prishtinës – le t’i kërkojë Lumir Abdixhikut që ta votojnë në Kuvend, dhe buxheti i Prishtinës bëhet pjesë e Ligjit të Buxhetit 2025. Kaq e thjeshtë është.”

Ai tha se ka zëra që Abdixhiku duhet të japë dorëheqje dhe në vend të tij të vijë Përparim Rama. Sipas tij, kjo ka filluar të prodhojë efektet e para në LDK.

“Por siç duket, shtimi i zërave se tash edhe Lumir Abdixhiku duhet të japë dorëheqje dhe në vend të tij në krye të LDK-së duhet të vijë Përparim Rama, ka filluar të prodhojë efektet e para në LDK. Ndryshe nuk ka se si spjegohet qëndrimi kategorik i grupit parlamentar të LDK-së për të mos e miratuar Buxhetin 2025 për Komunën e Prishtinës, kur tashmë janë me miliona euro fatura të papaguara që janë mbledhur në mungesë të buxhetit të miratuar, dhe ka mbetur pak më shumë se 1 muaj deri në fund të vitit fiskal. Shumë keq që për shkak të rivalitetit të brendshëm në LDK, po e pësojnë qytetarët e Prishtinës.”