string(51) "rama-durresi-eshte-burre-por-drejtohet-nga-nje-grua"

Shqiperi

Gazeta Express

22/04/2025 8:00

Rama: Durrësi është burrë, por drejtohet nga një grua

Shqiperi

Gazeta Express

22/04/2025 8:00

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim elektoral me gratë dhe vajzat e qarkut Durrës, në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në fjalën e tij, Rama theksoi ngazhimin e Partisë Socialiste për një të ardhme të sigurt dhe të zhvilluar për Shqipërinë, veçanërisht në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian.

Një nga momentet më të forta të fjalës së tij ishte kur Rama foli për qytetin e Durrësit, i cili, sipas tij, ka përjetuar një transformim të dukshëm në vitet e fundit. “Durrësi është burrë, por drejtohet nga një grua”, tha Rama referuar kryebashkiakes Emiriana Sako. “Jam krenar për të, për punën që bën, krenar për urtësinë dhe përkushtimin që ka treguar,” shtoi Rama.

Kryeministri i referohet zgjedhjeve të 11 majit si një mundësi historike për Shqipërinë. “Synojmë mandatin e 9-të në Durrës më 11 maj”, tha ai.

Rama theksoi se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian është më afër se kurrë. Ai bëri një krahasim mes situatës së tanishme dhe asaj të vitit 2013, kur Shqipëria nuk përfillej nga Bashkimi Europian. “BE nuk e hap derën në çdo moment, vetëm kur je gati të hysh”, deklaroi Rama.

Rama nuk nguroi të kritikonte edhe kundërshtarët politikë. “Po të ishte këneta me bufin, harroheni se do merrnin shtëpi të reja”, tha ai.

Një tjetër batutë e tij ishte se disa “çyrykë” të opozitës habiteshin se si PS do të fitonte përsëri, duke ironizuar me rivalët politikë që e shihnin Durrësin dhe Shqipërinë si një territor të humbur. “Sa më shumë na shohin me inat, aq më shumë zhyten”, shtoi Rama.

Në përmbyllje, Rama e përshkroi 11 majin si një moment historik për Shqipërinë. “Dikur na buzëqeshnin me zor, tani na është hapur dera e BE-së“, deklaroi Rama.

“Dikur na buzëqeshnin me zor, tani na është hapur dera e BE-së. Tani duhet të jemi të gatshëm të përfitojmë nga kjo mundësi dhe të mos kthehemi pas, në kënetën e së shkuarës“, përfundoi kryeministri.