Rama: Drejt përfundimit segmenti Qukës-Qafë Plloçë - Gazeta Express
string(49) "rama-drejt-perfundimit-segmenti-qukes-qafe-plloce"

Shqiperi

Gazeta Express

19/08/2025 17:00

Rama: Drejt përfundimit segmenti Qukës-Qafë Plloçë

Shqiperi

Gazeta Express

19/08/2025 17:00

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga segmenti Qukës-Qafë Plloçë, i cili është drejt përfundimit.

“Pamja e re në drejtim të juglindjes. Pjesë nga segmenti drejt përfundimit, Qukës-Qafë Plloçë”, shkroi Rama në një postim rrjetet sociale.

Ky aks rrugor përmirëson parametrat e rrugëtimit dhe bën të mundur aksesimin e trafikut, që kalon ndërmjet Korridorit 8 nga aksi rrugor Tiranë-Elbasan me pjesën e juglindjes, si dhe shkurtimin e distancave me pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, qytetin e Korçës dhe më tej.

Po ashtu, aksi ndikon në rritjen e turizmit të zonës së Pogradecit dhe Korçës, bën të mundur akomodimin e trafikut të rëndë, ndikon në zhvillimin e bujqësisë së zonës rurale të Mokrës dhe fshatrave përreth, duke ndihmuar në shkurtimin e distancës së fshatrave me rrugën e kryeqytetit dhe anasjelltas, rrit dhe nxit punësimin, shkurton kohën e rrugëtimit nga Tirana drejt Korçës dhe kohën e transportit të mallrave nga porti i Durrësit për në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.