Rama dhe Braçe përplasen për lopët: Ku ikën? - Gazeta Express
string(42) "rama-dhe-brace-perplasen-per-lopet-ku-iken"

Shqiperi

Gazeta Express

28/06/2022 22:07

Rama dhe Braçe përplasen për lopët: Ku ikën?

Shqiperi

Gazeta Express

28/06/2022 22:07

Në një takimditën e sotme ku në fokus ishte bujqësia dhe implementimi i teknologjisë në këtë fushë, kryeministri Edi Rama  është shprehur se shqipëria prodhon 97% të qumështit që konsumon.

Shqipëria meqë kemi dëgjuar shumë, që qumështi falimentoi, ikën lopët, Shqipëria prodhon 97% të qumështit që konsumon. Më thoni ku ikën. Nëse shikojmë realitetin me shifrat e konsumit ne na dalin pyetje të tjera si bëhen statistikat, si janë regjistruar miliona lopë që u zhdukën, kanë ngordhur. 97% e qumështit që konsumohet në Shqipëri, prodhohet në vend”, tha Rama.

Lexo Edhe:

Kjo deklaratë e kreministrit erdhi pasi deputeti i PS, Erion Braçe ka shkruar një ditë më parë se krahasuar me vitin 2018 kemi 65 mijë lopë, 250 mijë dele dhe 100 mijë dhi më pak.

Braçe nga ana tjetër iu përgjigj se nuk ishte marrë me numërimin e lopëve por u ishte referuar shifrave të INSTAT dhe blegtorëve lidhur me krizën që ka përfshirë sektorin e blegtorisë.

Postimi i plotë

ME FALNI QE NUK DI TE GENJEJ!

1. UNE NUK NUMEROJ LOPET!

Jo se e perbuz si pune, fare; thjesht nuk kam mundesi ta bej kudo.

UNE KAM CITUAR DREJT E PA ASNJE GABIM INSTAT; nje institucion qe per statistika te tjera e ngreme ne qiell!

INSTAT ne publikimin e tij, thote kudo:

BURIMI: MINISTRIA E BUJQESISE E ZHVILLIMIT RURAL.

Pra po them:

LOPET I KA NUMERUAR MINISTRIA EDHE NE 2017, EDHE NE 2018-fundit te tij i jam referuar une, EDHE NE 2019, EDHE NE 2020, EDHE NE 2021!

Burimi i INSTAT eshte ky numerim!

Po ti numeroja une do ishin edhe me ndryshe, REALE!

E dini pse? Sepse midis nje ministri qe thote “nuk ka qene aq numri i lopeve se e shtoi AI qe ishte atehere per te vjedhur leket e vaksinave”, nje tjeter ministri qe argumenton edhe me thelle “lopet i kane ngrene turistet; erdhen shume, cfare hane ata”-ne te njejtat qeveri, une i besoj haureve bosh, deshmive te blegtoreve per numrin e lopeve qe kishin e kane, stallat e pergjysmuara apo edhe me pak; i besoj nje fshati te tere si LIFAJ qe ka patur mbi 2000 krere lope e tani ka disa qindra!

JANE SHUME ME TE BESUESHEM KETA SE PESE MINISTRA NGA 2016-ta E KETEJ QE AKUZOJNE NJERI TJETRIN SE KANE NUMERUAR GABIM LOPET!

2. Te dhenat e INSTAT jane ne linje e logjike; NUMRI I LOPEVE NE RENIE, SHOQEROHET ME SASINE E QUMESHTIT PRODHUAR ME PAK; dhe nese numri i lopeve eshte numeruar nisur nga korrupsioni, litrat e qumeshtit te prodhuar kane si burim fabrikat e perpunimit, faturat, sipas INSTAT. (Ketu une perseri kam rezerva, po hajde)

3. Numrat e INSTAT mbeshteten ne ekonomi; nese me pare, CMIMI I QUMESHTIT NE GRUMBULLIM ishte i ulet, ndryshimi i skemes se TVSH e beri te pagrumbullueshem ekonomikisht, pra te padobishme ekonomikisht mbajtjen e tufes, SOT edhe pse cmimi eshte lart, eshte me pak se SHPENZIMET E USHQIMIT per lopet!

Thene keto, une mund te pranoj cdo arritje, cdo gje te mire te bere e nuk le rast pa e bere publik; POR NUK GENJEJ DOT, KERKEND, PERFSHIRE EDHE KRYEMINISTRIN!

Per dy arsye;

E para, te genjesh eshte mungese respekti per tjetrin; e dyta, te genjesh nuk zgjidh problemin dhe kjo nuk shpeton kerkend, nuk i intereson kerkujt, as bujqve e blegtoreve, shkruan Braçe