string(78) "rama-deputetet-socialiste-te-jene-perfaqesues-te-te-gjitheve-jo-vetem-te-ps-se"

Shqiperi

Gazeta Express

23/03/2025 19:06

Rama: Deputetët socialistë të jenë përfaqësues të të gjithëve, jo vetëm të PS-së

Shqiperi

Gazeta Express

23/03/2025 19:06

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje deputetëve të rinj socialistë që do të dalin pas zgjedhjeve të 11 majit, që të sillen si përfaqësues të të gjithë qytetarëve dhe jo vetëm të një grupi të caktuar. Gjatë prezantimit të kandidatëve për Qarkun e Vlorës, Rama theksoi se deputetët socialistë nuk duhet të shihen si përfaqësues të PS-së vetëm për socialistët, por për gjithë qytetarët e Vlorës dhe të Shqipërisë.

Ai nënvizoi se Vlora është një qytet i vogël dhe se është e rëndësishme që të gjithë njerëzit e aftë dhe profesionistët, pavarësisht bindjeve politike, të kenë mundësinë për të kontribuar. Kryeministri gjithashtu bëri apel që PS të jetë një familje që i jep mundësi çdo të riu dhe që respekton çdo individ, pa i privuar nga mundësitë që meritojnë.

Lexo Edhe:

Deputetët tanë nuk duhet të jenë kurrë deputetët e PS për socialistët, por për Vlorën dhe vlonjatët. Vlora është shumë e vogël, për t’i lejuar vetes luksin absurd që të gjithë njerëzit që duhen për të kontribuar t’i qëmtojnë në një anë“, tha ai.