string(93) "rama-denon-sulmin-me-bombe-ne-ankara-evropa-te-mbeshtese-turqine-ne-luften-kunder-terrorizmit"

Shqiperi

Gazeta Express

01/10/2023 12:46

Rama dënon sulmin me bombë në Ankara: Evropa të mbështesë Turqinë në luftën kundër terrorizmit

Shqiperi

Gazeta Express

01/10/2023 12:46

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit terrorist në Ankara, ku dy policë mbetën të plagosur, ndërsa njëri prej terroristëve humbi jetën.

“Sulmi terrorist në Stamboll është një akt i neveritshëm dhe frikacak që Shqipëria e dënon ashpër. Ai duhet të ndihmojë Evropën që të kuptojë dhe mbështesë më mirë Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit.”

Dy oficerë policie u plagosën lehtë kur dy terroristë të dielën në mëngjes shpërthyen një bombë përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë në kryeqytetin turk të Ankarasë, ku njëri prej tyre hodhi veten në erë, tha ministri i Brendshëm.

Yerlikaya tha se dy oficerë policie u plagosën lehtë në sulmin, i cili ndodhi në orën 9:30 të mëngjesit me orën lokale.

Pas shpërthimit dhe të shtënave me armë zjarri pranë ndërtesës së ministrisë në Kizilay, qendra kryesore e qytetit në qarkun Cankaya të kryeqytetit, forcat e policisë morën siguri të shtuar në zonë.