Rama del foto me themeluesin e Facebook-ut, e quan mik - Gazeta Express
string(50) "rama-del-foto-themeluesin-e-facebook-ut-e-quan-mik"

Rama del foto me themeluesin e Facebook-ut, e quan mik

Gazeta Express

14/02/2020 22:18

Gjatë vizitës në Mynih, kryeministri Edi Rama ka takuar në një darkë kolektive krijuesin e Facebook, Mark Zuckerberg.

Në Mynih të Gjermanisë po zhvillohet Konferenca e Sigurisë dhe janë të pranishëm politikanë e përfaqësues nga gjithë bota, ndër ta edhe Edi Rama.

Lexo Edhe:

Pas takimit Rama shpërndan fotot dhe e quan Zuckerbergun mik.

“Me Mark Zuckerberg, krijuesin e FACEBOOK, gjatë një darke miqsh të posaçëm, mbledhur në Mynih për Konferencën e Sigurisë”, shkruan Rama.