Rama çon ankesë në Gjykatë Kushtetuese për Ministrinë e Financave: 35 milionë euro të bllokuara politikisht ndaj Prishtinës - Gazeta Express
string(122) "rama-con-ankese-ne-gjykate-kushtetuese-per-ministrine-e-financave-35-milione-euro-te-bllokuara-politikisht-ndaj-prishtines"

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 10:26

Rama çon ankesë në Gjykatë Kushtetuese për Ministrinë e Financave: 35 milionë euro të bllokuara politikisht ndaj Prishtinës

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 10:26

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka dorëzuar sot ankesë në Gjykatën Kushtetuese kundër bllokimit të financave për Komunën e Prishtinës nga Ministria e Financave.

Rasti është dorëzuar nga Rama dhe zëvendësi i tij, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Shkëmb Manaj.

Manaj tha se fondet e kryeqytetit, të parapara me Ligjin mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2025, kanë mbetur të bllokuara tash e nëntë muaj.

“Sot së bashku me kryetarin e kqyreqytetit kemi dorëzu një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese kundër Ministrisë së Financave për shkak të cenimit të buxhetit për Komunën e Prishtinës. Siç jeni në dijeni të gjithë, Ministria e Financave për gati nëntë muaj e ka bllokuar buxhetin e Komunës së Prishtinës, i cili buxhet është i përcaktuar në Ligjin mbi Ndarjet Buxhetore të vitit 2025”, tha Manaj.

“Kjo në argumentin tonë që e kemi ngritur para Gjykatës Kushtetuese, përbën shkelje të rëndë të Kushtetutës sepse cenohet buxheti, cenohet jeta e qytetarëve dhe të gjitha projektet e qytetit të Prishtinës”, tha nënkryetari i Prishtinës.

Ndërkaq, kryetari Rama tha se kemi të bëjmë me një bllokadë “puro politike”.

“Kemi një bllokadë puro politike, sepse fondet e qytetarëve të kryeqytetit tashmë janë të bllokuara tash e nëntë muaj”, tha Rama.

“Prej unazës së kryeqytetit, ku 82 milionë kanë qenë falas, por ky ministër, Murati, e ka bllokuar procesin para tri vitesh. I njejti ka vazhduar të bllokojë edhe procese të tjera, pra kur e kanë parë që ne si kryeqytet po transformohemi, këta kanë marrë edhe masa të tjera joligjore për t’i bllokuar financat e kryeqytetit”, tha i pari i kryeqytetit.