Në të gjithë vendin po vijon aksioni për çlirimin e hapësirave publike. Vetë kryeministri ka publikuar pamje nga ndërhyrjet në territor, në bashkitë e Shkodrës dhe Durrësit.
“Rilindja Urbane 2”, sipas Ramës, parashikon një program të ri bashkëpunimi mes qeverisë, bashkive, sipërmarrjeve dhe vetë komunitetit.
E gjitha kjo, sipas tij, është në funksion të rritjes së cilësisë së jetës dhe shtimit të sipërfaqeve të gjelbra.
Rama thotë se qeveria është e vendosur për të rikthyer ligjshmërinë në administrimin e territorit.