Rama: 95% e shërbimeve publike sot ofrohen online - Gazeta Express
string(47) "rama-95-e-sherbimeve-publike-sot-ofrohen-online"

Shqiperi

Gazeta Express

22/09/2025 11:30

Rama: 95% e shërbimeve publike sot ofrohen online

Shqiperi

Gazeta Express

22/09/2025 11:30

Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje rëndësinë e përdorimit të teknologjisë së informacionit dhe inteligjencës artificiale në sektorë të ndryshëm me interes për zhvillimin e vendit.

Ndërsa theksoi se 95 % e shërbimeve publike sot ofrohen online, Rama tha se platforma të tilla digjitale shërbejnë për të transformuar vendin.

Gjatë prezantimit të platformës “Startup Albania”, Rama u ndal te përfitimet që ka vendi nga përdorimi i teknologjisë së informacionit dhe inteligjencës artificiale.

“Kjo kohë ka ardhur me bekime për vende si ky i yni që kemi vuajtur kaq shumë në të shkuarën. Pa teknologjinë dhe pa përqafimin teknologjisë dhe erës së digjitalizimit dhe inteligjencës artificiale do të kishim vështirësi shumë të mëdha dhe do të na duhej shumë kohë për të kapur ritmin e vendeve të tjera”, tha Rama.

Me përdorimin e teknologjisë së informacionit, Rama shprehu bindjen se shanset e progresit eksponencial do të jenë të prekshme në shumë fusha.

“Ne do të pranojmë dhe përqafojmë këtë bekim dhe duhet të mos kemi frikë që të përpiqemi dhe ta provojmë. Ne kemi trashëguar situata ku ishte shumë e vështirë për të kuptuar edhe për të reaguar për faktin që thjesht për të marrë një certifikatë duhej gjithë ajo kohë, radha dhe ryshfet. Çfarë do të bënim ne nëse nuk do ta kishim mundësinë të jetonim në një erë digjitale ku të mbështeteshim tek platforma të tilla digjitale për të transformuar vendin në çdo shërbim të administratës”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se shërbimet publike në vendin tonë tashmë ofrohen nga telefoni inteligjent. “Nuk ka fare nevojë të lëvizësh nga vendi për të marrë 95 % të dokumenteve që ofron shteti. Këto janë janë bekime që gjenerohen nga teknologjia dhe IA na jep oportunitete të reja. Ideja është se si mund të krijojmë një hapësirë ku të gjithë të jenë në pararojë të inovacionit”, tha Rama.