Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste gjatë takimit me banorët e Burrelit tha se, reforma e taksës progresive solli që 93% e të punësuarve të paguajnë më pak se 10%.
“Sistemi i taksës që gjetëm, 10% për të gjithë, që nga pastruesja e deri te kryeministri, ishte komplet i padrejtë se ata që merrnin më pak paguanin më shumë dhe ne kthyem taksë progresive, që kush fiton më shumë duhet të paguajë më shumë dhe kush merr më pak do të paguajë më pak”, u shpreh Rama, teksa vuri në dukje se 57% e të punësuarve në vendin tonë nuk paguajnë taksë mbi pagën.
Sipas tij, qeveria ka shënuar hap cilësor edhe sa i takon barazisë gjinore.
“Sipas të dhënave të OKB-së, Shqipëria sot sa i takon përpjekjeve për barazi gjinore është ngjitur në vendin e 23 -të në botë, nga vendi i 83-të që shënonte më parë. Papunësia e grave është ulur nën 10% nga 16,4% që ishte dhe paga mesatare për gratë është rritur në 830 euro që është shumë afër pagës mesatare të burrave”, tha Rama.