867 mijë vizitorë kanë vizzituar zonat e mbrojtura të Shqipërisë në katër muajt e parë të këtij viti. Shifër më e lartë, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-ës. Kështu bën me dije kryeministri i vendit, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook.
“Vetëm në katër muajt e parë të këtij viti, 867 mijë vizitorë kanë eksploruar bukuritë e zonave tona të mbrojtura – 60 mijë vizitorë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga liqenet alpine te lagunat, nga pyjet shekullorë te Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë, Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë destinacioni i preferuar për dashamirësit e natyrës dhe aventurës”, shkruan kreu i qeverisë.