“Rama 3”: Policia do të ketë akses te llogaritë bankare, pasuritë, tatime dhe dogana - Gazeta Express
string(79) "rama-3-policia-do-te-kete-akses-te-llogarite-bankare-pasurite-tatime-dhe-dogana"

“Rama 3”: Policia do të ketë akses te llogaritë bankare, pasuritë, tatime dhe dogana

Shqiperi

Gazeta Express

15/09/2021 18:25

Abcnews.al ka siguruar programin e plotë të qeverisë për mandatin e tretë, që kryeministri Edi Rama do ta prezantojë nesër në parlament përballë deputetëve.

Në fokus të mandatit të ri do të jetë edhe policia e shtetit, ku sipas dokumentit parashikohet që të pësojë disa ndryshime në 4 vitet që vijnë për të qenë më efikase në luftën kundër krimit të organizuar.

Lexo Edhe:

Për të lehtësuar punën kundër krimit, qeveria ka vendosur që përmes miratimit të një ligji të ri t’i japë akses policisë së shtetit në regjistrat e llogarive bankare, pasurive të paluajtshme, transaksioneve, etj.

Hartojmë ligjin që siguron dhe zgjeron aksesin e policisë së shtetit në regjistrat e llogarive bankare, në regjistrin e pronarëve përfitues, të pasurive të paluajtshme, noterëve, transaksioneve të dyshimta, si dhe në databazat e tatimeve dhe doganave” është një nga pikat kryesore të objektivave për policinë e shtetit.

Një tjetër pikë është ndryshimi sërish i kodit rrugor dhe investimet në këtë sektor.