Ivan Rakitic është pensionuar zyrtarisht nga futbolli profesionist, duke e mbyllur librin e një karriere legjendare, e cila zgjati rreth dy dekada.
Mesfushori kroat e zyrtarizoi vendimin e tij përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ku i falënderoi të gjithë për bashkëpunimin në një karrierë të jashtëzakonshme që e pati, duke nisur nga Baseli, për të vazhduar me Schalke 04, më pas në Sevilla dhe maksimumin e karrierës në Barcelonë.
Veterani i mesfushës e kaloi sezonin e fundit në vendin ku i rrahë zemra, në Kroaci, respektivisht me ekipin Hajduk Splic.
Rakitic i ka zhvilluar 633 ndeshje në Spanjë, duke i shënuar 86 gola dhe duke i bërë 105 asistime tek Sevilla dhe Barcelona.
Në edicionin e fundit ai i zhvilloi 39 ndeshje në Kroaci, duke i shënuar 2 gola dhe duke i bërë 5 asistime.
Edhe pse ishte rritur në Zvicër, dhe ishte zhvilluar në FC Basel, ai kishte vendosur ta përfaqësonte Kroacinë.
Karrier e tij ishte e jashtëzakonshme, ndërsa e ka fituar Kupën e Zvicrës, Kupën e Gjermanisë, dy Liga të Evropës, një herë Ligën e Kampionëve, një herë Botërorin e Klubeve të FIFA-s, një Superkupë të Evropës, katër herë La Ligan spanjolle, katër herë trofeun e Copa del Rey, dy herë Superkupën e Spanjës dhe dy herë Superkupën e Katalunisë.
Ai ka luajtur përkrah Leo Messit në Barcelonë në periudhën 2014 – 2020, duke bërë pjesë në njërën prej skuadrave më dominuese në epokën moderne të futbollit. /Gazeta Express
NJOFTIM PËR TË GJITHË KREDITORËT DHE PRONARËT E NDËRMARRJEVE TË VENDOSURA NË PROCESIN E LIKUIDIMIT NGA AGJENCIA KOSOVARE E...