Rakiq nën shoqërinë e Radojiçiqit takohet me Vuçiqin në Beograd, bëjnë edhe pak fushatë - Gazeta Express

Rakiq nën shoqërinë e Radojiçiqit takohet me Vuçiqin në Beograd, bëjnë edhe pak fushatë

Lajme

Gazeta Express

15/09/2021 16:07

Anëtarët e Listës Serbe të prirë nga kryetari i tyre Goran Rakiq kanë zhvilluar sot një takim me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor në Republikën e Kosovës.

Nga atje thonë se kandidatët e “Srpskas” që do të garojnë për kryetar në disa komuna kanë marrë mbështetjen e Vuçiqit.

Lexo Edhe:

“Kandidatët për kryetar për zgjedhjet lokale në Kosovë, kanë marrë mbështetjen e plotë të presidentit Vucic”, ka thënë kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili njëherit mban edhe pozitën e ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, shkruan Kosevv, trasnmeton Express.

Këtë takim Rakiq e ka shfrytëzuar edhe për fushatë, meqë thotë se ka kërkuar mbështetje financiare nga Vuçiq për serbët që jetojnë në Kosovë dhe që s’kanë të ardhura.

“Sot kemi kërkuar nga presidenti fonde ekonomike, dhe në dhjetët ditët e ardhshme do të kemi edhe një takim tjetër, ku çdo serb do të jetë i përkrahur financiarisht”, ka shtuar ai.  

Rakiq ka shkuar edhe më tej, duke thënë se kjo ndihmë nuk do të jetë e përkohshme por e përhershme. Në këtë takim Rakiq ka treguar se është diskutuar edhe për çështjen e dialogut. I pranishëm në këtë takim të Listës Serbe ka qenë edhe zv.kryetari i partisë, Milan Radojiçiq.