Raketa iraniane godet Jerusalemin, 7 të plagosur - Gazeta Express
string(47) "raketa-iraniane-godet-jerusalemin-7-te-plagosur"

Lajme

Gazeta Express

01/03/2026 23:43

Raketa iraniane godet Jerusalemin, 7 të plagosur

Lajme

Gazeta Express

01/03/2026 23:43

Shtatë persona kanë mbetur të plagosur në Jerusalem si pasojë e sulmit të fundit me raketa nga Irani, sipas raportimeve të mediave vendase.

Sipas informacioneve paraprake, një fragment i madh nga një raketë iraniane ka rënë mbi një automjet në qytet, duke shkaktuar të plagosur. Autoritetet bëjnë me dije se një prej të lënduarve ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët kanë marrë plagë më të lehta.

Shërbimet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke transportuar të plagosurit drejt spitaleve për trajtim mjekësor. Ndërkohë, situata në zonë mbetet e tensionuar pas valës së fundit të sulmeve me raketa. /Panorama

Advertisement
Advertisement
Advertisement