Rajoni i Dukagjinit përfshihet nga erërat e forta, rrëzohen shtyllat elektrike (Pamje)
Lajme
Gazeta Express
03/11/2023 13:42
Erëra të forta kanë
përfshirë rajonin e Dukagjinit.
Faqja e Facebook Meteo
Kosova ka publikuar pamje të shtyllave elektrike që janë rrëzuar në qytetin e Pejës.
Erërat e forta fillimisht
kanë rrëzuar një shtyllë elektrike në hyrje të Pejës për të vazhduar më pas
edhe në qytet.
“Edhe një tjetër pamje nga rrëzimi i shtyllave elektrike në Pejë si pasojë e erërave shumë të forta”, shkruan në përshkrimin e pamjeve që ka publikuar kjo faqe.