Menaxheri Mino Raiola dhe AlfInge Haaland, babai i sulmuesit të Borussia Dortmund, Erling Haaland, janë takuar të enjten në qytetin e Barcelonës.
Takimi i tyre nxiti thashetheme për një transferim të mundshëm të Haaland te Barcelona.
Tani, ata janë kapur në Madrid.
“El Chiringuito de Jugones” ka publikuar videon e arritjes së tyre në kryeqytetin e Spanjës, ku gjithashtu ka zëra se po diskutojnë për një transferim të mundshëm në Real Madrid.
??RAIOLA y el padre de HAALAND, CAZADOS en MADRID??
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) April 1, 2021
‼️El VÍDEO EXCLUSIVO de @elchiringuitotv
??La última hora a las 12 en MEGA. pic.twitter.com/uKNfoY4d1w
Atë e duan edhe Man City, United, PSG e shumë klube tjera – por duket se e ardhmja e 20-vjeçarit do të jetë në Spanjë.
Haaland është një ndër sulmuesit më të mirë momentalisht.
Ai i ka shënuar 33 gola në 31 ndeshje në të gjitha garat për Dortmundin deri tani këtë sezon. /Gazeta Express/