Raiola: Balotelli do të luajë në Europë - Gazeta Express
string(38) "raiola-balotelli-do-te-luaje-ne-europe"

Gazeta Express

16/09/2020 23:40

Raiola: Balotelli do të luajë në Europë

Gazeta Express

16/09/2020 23:40

Agjenti Mino Raiola ka thënë se “gjithmonë ka zgjidhje” për Mario Balotelli dhe ka konfirmuar që italiani do të mbetet në Europë

Raiola është takuar me Interin që të diskutoj rikthimin e mundshëm të Andrea Pinamonti nga Genoa sot dhe ka folur për tuttomercatoweb pas negociatave.

Lexo Edhe:

“Për marrëveshjen në mes të klubeve, duhet të flisni me ta”, tha Raiola për rikthimin e Pinamontin në San Siro. “Për lojtarin, ne po punojmë”.

Mario Balotelli u largua nga Brescia pasi një sezoni në Itali, derisa kontrata e tij do të shkëputej nëse klubi do të binte nga liga dhe Raiola ka siguruar se ai do të mbetet në Europë.

“Gjithmonë ka zgjidhje për Marion”, shtoi ai. “Ai është njëri prej sulmuesve më të mëdhenj italianë, andaj gjithmonë ka zgjidhje për të”.

“Mos u shqetësoni për Marion. Ai do të rrijë në Europë”. /GazetaExpress/