Sot kanë nisur ndeshjet për Open Qualifiers të RaiGamers Sezoni II, turneu më i madh i CS këtë vit në Kosovë, i organizuar nga Banka Raiffeisen dhe Foleja.com.
Këto dy kompani lidere janë të përkushtuara për t’i dhënë komunitetit të gaming në Kosovë mundësi të reja për zhvillim dhe avancim. Ky turne është dëshmi e angazhimit të tyre për të mbështetur lojtarët dhe për të krijuar hapësira ku talentet lokale mund të shfaqen dhe të rriten.
Vetëm 4 ekipet më të mira nga Open Qualifiers do të bashkohen me 4 ekipet e ftuara në LAN Event që do të mbahet më 21 dhe 22 dhjetor, në Sallen e Kuqe.
Ky turne, me një prize pool rekord prej 12,000 euro, po i jep komunitetit të gaming fuqinë për t’u rritur dhe për të ndërtuar një të ardhme të suksesshme.