Rahoveci tërhiqet nga Liga Ballkanike? - Gazeta Express
string(37) "rahoveci-terhiqet-nga-liga-ballkanike"

Gazeta Express

03/03/2020 15:38

Rahoveci tërhiqet nga Liga Ballkanike?

Gazeta Express

03/03/2020 15:38

Klubi i basketbollit Rahoveci duket se është tërhequr papritur nga Liga Ballkanike, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Vreshtarët” pritej ta zhvillonin nesër ndeshjen me Pejën në Ligën Ballkanike, por sipas të gjitha gjasave, kjo ndeshje nuk do të zhvillohet.

Në fakt, anëtari i bordit i klubit rahovecas, Xhuli Rama e ka konfirmuar lajmin.

“Po, jemi tërhequr nga gara”, ka thënë Rama për Asist Online.

Rahoveci është njëri prej ekipeve më të fuqishëm në basketbollin kosovar viteve të fundit. /Gazeta Express/