Rahoveci shkarkon trajnerin menjëherë pas humbjes nga Suhareka nga 2:0 në 2:3 - Gazeta Express
string(75) "rahoveci-shkarkon-trajnerin-menjehere-pas-humbjes-nga-suhareka-nga-20-ne-23"

Rahoveci shkarkon trajnerin menjëherë pas humbjes nga Suhareka nga 2:0 në 2:3

Futboll

Gazeta Express

20/04/2024 23:24

KF Rahoveci e ka shkarkuar trajnerin Granit Dervisholli.

Kjo u bë e ditur nga klubi rahovecian përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Krejt kjo erdhi pas humbjes 2:3 nga Suhareka, ndeshje në të cilën Rahoveci avancoi 2:0, për t’u përmbysur më pas.

“Ndërprerje bashkëpunimi me trajnerin Granit Dervisholli Klubi ka mbajtur një mbledhje urgjente pas humbjes nga Suhareka dhe ka arritur konludimin se rezultatet në 5 javë të fundit nuk kanë qenë ato të pritura. Falënderojmë teknikun për kontributin e tij të pashoq, sportiv e njerëzor, me shpresën se në vijim do t’i prijë e mbara, kudo që shkon”, thuhej në njoftim.

E ishte ish-delegati i FFK-së, Shaip Shala ai i cili ngriti akuzat se kjo ndeshje mund të jetë e dyshimtë.

Madje, Shala e përmendi edhe portierin në një postim të tijin.

“Po reagoj me qëllime të mira, si njeriu i cili e ka përcjellur KF Rahovecin plotë 65 vjet, qoft si tifoz, zyrtar i klubit para dhe pas lufte në kohë më të vështira, duke sakrifikuar shumë, si delegat i Kuvendit të FFK në dy mandate, së fundmi edhe si gazetar, nëse i ka mbetur kryesisë së klubit tek imazhi i klubit ndër pesë më të vjetër në Kosovë, nëse ekziston pak ndërgjegje dhe moral, portieri i cili ka mbrojtur sot duhet larguar nga klubi qysh sonte automatikisht! Hulumtimet e mia rreth rezultatit prej 2:0 në 2:3 nuk do të ndalen aspak, të cilat i kam filluar menjëherë pas ndeshjes! Sepse KF Rahoveci e ka emrin e shenjtë në futbollin kosovar, dhe nuk meriton qasjen për t’u dyshuar”, tha ndër tjera Shala.

Edhe në rrjete sociale ka shumë komente që po e akuzojnë trajnerin Dervisholli dhe portierin e ekipit të Rahovecit.