Rahoveci shënon fitore të rëndësishme ndaj Bashkimit - Gazeta Express
string(52) "rahoveci-shenon-fitore-te-rendesishme-ndaj-bashkimit"

Sport

Gazeta Express

20/11/2022 21:53

Rahoveci shënon fitore të rëndësishme ndaj Bashkimit

Sport

Gazeta Express

20/11/2022 21:53

Rahoveci ka shënuar shumë të vlefshme dhe në një përballje tejet interesante ka mundur Bashkimin 98:95 (33:21, 16:16, 27:25, 22:33), në xhiron e 11-të të Prince Caffe Superligës.

Duke parë rëndësinë e ndeshjes, vendasit të përkrahur nga publiku e nisën shumë më mirë, duke pasur 15 pikë epërsi në çerekun e parë, 28:13, ndërsa këtë pjesë e fituan 33:21. Periudha e dytë ishte tërësisht e barabartë, me rahovecasit që disa herë ishin në epërsi deri në 16 pikë, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 49:37.

Lexo Edhe:

Rahovecasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, ku thelluan epërsinë edhe më shumë, që arriti deri në 18 pikë, 65:47, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 76:62. Por, prizrenasit nuk u dorëzuan dhe në dhjetë minutat e fundit, ndodhi rikthimi i madh. Me një seri të jashtëzakonshme, mysafirët katër minuta nga fundi kaluan për herë të parë në epërsi 84:86, e më pas ngritën epërsinë në 86:91, por tetë pikë radhazi nga vendasit bënë që sërish të kalojnë në epërsi 94:91, dhe deri në fund u zhvillua lojë interesante, duke triumfuar 98:95.

Te Rahoveci u dalluan Chris Seeley me 19 pikë, tetë kërcime e pesë asistime, Jahi Carson me 21 pikë dhe Edmond Kryeziu me 17, kurse te prizrenasit më i miri ishte Couris Jones me 30 pikë e pesë kërcime dhe Fahro Alihoxhiq me 19 pikë e pesë kërcime.

Vreshtarët kanë dy fitore e nëntë humbje, kurse Portokallezinjtë katër fitore e shtatë humbje. /Gazeta Express/