Rahoveci – Ponte, derbi i mesjavës në Superligë - Gazeta Express
string(44) "rahoveci-ponte-derbi-i-mesjaves-ne-superlige"

Basketboll

Gazeta Express

26/01/2021 13:35

Rahoveci – Ponte, derbi i mesjavës në Superligë

Basketboll

Gazeta Express

26/01/2021 13:35

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e 18-të e Superligës së Kosovës në basketboll.

Lexo Edhe:

Sfida e parë do të jetë ndërmjet Pejës dhe Bashkimit, dy rivalët e vjetër në basketbollin e Kosovës. Pejanët kanë 11 fitore dhe gjashtë humbje, kurse prizrenasit nëntë fitore dhe tetë humbje.

Takim mjaft interesant është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit.

Bardhekaltrit hyjnë në këtë ndeshje pas fitores ndaj Rahovecit, kurse therandasit kanë tri fitore në stinorin pranveror dhe synojnë të vazhdojnë me fitore.

Prishtinasit kanë pesë fitore dhe 12 humbje, derisa Ylli 11 fitore dhe gjashtë humbje, shkruan Gazeta Express.

Përballja vendimtare cilësohet mes Vëllaznimit dhe Trepçës, dy skuadra që kanë nga katër fitore dhe 13 humbje dhe synojnë të mbesin në elitë, andaj kjo përballje do të jetë mjaft interesante.

Xhiroja e 18-të përmbyllet me super sfidën ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Rahovecit, dy skuadra që kanë grumbulluar nga 29 pikë apo 12 fitore dhe pesë humbje.

Fituesi i këtij takimi do të jetë në krye të renditjes së elitës të basketbollit të Kosovës.

Ndeshjet e Superligës i transmetojnë Kujtesa dhe T7. /Gazeta Express/