Rahoveci do të përballet me skuadrën nga Liga e Parë në “Play-Out” - Gazeta Express
string(64) "rahoveci-do-te-perballet-me-skuadren-nga-liga-e-pare-ne-play-out"

Sport

Gazeta Express

26/04/2022 18:00

Rahoveci do të përballet me skuadrën nga Liga e Parë në “Play-Out”

Sport

Gazeta Express

26/04/2022 18:00

Prishtina e Re dhe Rahoveci do të përballen në “Play-out” për një vend në elitën e basketbollit në edicionin e ardhshëm.

Prishtinasit ishin finalistë të “Play-off”-it në Ligën e Parë të Meshkujve, ku pësuan nga Vëllaznimi i Gjakovës, që siguroi rikthimin në Superligë, ndërsa Rahoveci përfundoi garat në vendin e shtatë në Art Motion Superligë dhe do të luftojë të mbetet në elitën e basketbollit.

Lexo Edhe:

Sfida e parë do të zhvillohet të mërkurën në kryeqytet, ndërsa skuadra që siguron rezultat më të mirë nga të dy përballjet do të sigurojë një vend në elitën e basketbollit për edicionin e ardhshëm.

Kryeqytetasit janë të motivuar, pasi do të ishte hera e parë që do të luajnë në Superligë, ndërsa Vreshtarët, që garuan edhe në Ligën Unike, synojnë të mbesin pjesë e elitës së basketbollit. 

Play-out

E mërkurë

12:15 Prishtina e RE – Rahoveci

/Gazeta Express/