Rahoveci, anëtar i ri i Superligës së Kosovës në hendboll - Gazeta Express

Sporte tjera

Gazeta Express

02/05/2021 10:32

Rahoveci, anëtar i ri i Superligës së Kosovës në hendboll

Sporte tjera

Gazeta Express

02/05/2021 10:32

Rahoveci do të luajë në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) në edicionin e ardhshëm. Kalimin në Superligë “vreshtarët” e siguruan të shtunën në Istog, duke e fituar ndeshjen e plejautit ndaj Vushtrrisë.

Rezultati në fund të ndeshjes ishte27:26 në të mirë të Rahovecit.

Rahoveci u rendit i dyti në Ligën e Parë dhe siguroi ndeshjen e plejautit ndaj Vushtrrisë që ishte e parafundit në Superligë.

Në pjesën e parë vushtrriasit ishin vazhdimisht në epërsi, që shkoi deri në katër gola. Pjesa e parë përfundoi 16:13 për Vushtrrinë.

Në fillim të pjesës së dytë epërsia e Vushtrrisë shkoi deri në pesë gola, por Rahoveci nuk u ndal. Në minutën e 50-të rezultati u barazua në 23:23. Prapë vushtrriasit kaluan në avantazh, 25:23 e 26:24. Në minutën e 58-të rezultati u barazua në 26:26, ndërsa më pas Rahoveci ia doli të shënoi edhe golin e fitores, 27:26.

Mirsad Jashari e Muhamed Hyseni shënuan nga 7 gola për Vushtrrinë. Te Rahoveci u shqua Çlirim Rama me 11 gola.