Raheem Sterling arrin marrëveshje me Chelsean - Gazeta Express
string(45) "raheem-sterling-arrin-marreveshje-me-chelsean"

Raheem Sterling arrin marrëveshje me Chelsean

Sport

Gazeta Express

06/07/2022 19:32

Raheem Sterling është edhe më afër kalimit te Chelsea.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se sulmuesi anglez tashmë ka arritur marrëveshje personale me “Blutë”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sterling thuhet se ka rëndë dakord për kushtet personale dhe se do të bëhet njëri nga lojtarët më të paguar.

27-vjeçari pranoi për t’u transferuar në “Stmaford Bridge” nga Manchester City pas bisedës me trajnerin, Thomas Tuchel.

Chelsea për të kompletuar transferimin e ish-futbollistit të Liverpoolit, tani duhet të arrijë marrëveshje edhe me “Qytetarët”.

Sipas Romanos, Chelsea dhe Man City do të bien dakord për çmimin prej 45 milionë funteve. /Gazeta Express/