string(54) "ragip-xhaka-numri-34-eshte-i-shenjte-per-familjen-tone"

Rozë

Gazeta Express

07/02/2025 20:56

Ragip Xhaka: Numri 34 është i shenjtë për familjen tonë

Rozë

Gazeta Express

07/02/2025 20:56

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ragip Xhaka, ka qenë i ftuar në emisionin Canapé, të cilin e moderoi Syzana Hajradini.

Gjatë intervistës, ai ka folur për kandidaturën e tij, familjen dhe rrugëtimin e tij në politikë, duke ndarë edhe një detaj të veçantë lidhur me numrin që mban në listën zgjedhore – 34.

Lexo Edhe:

Xhaka tregoi se ky numër ka një domethënie të veçantë për të dhe për familjen e tij, pasi është i njëjti numër që i biri, Granit Xhaka, ka mbajtur në fanellë gjithmonë.

Ai u shpreh se ky numër ka sjellë fat në familjen Xhaka dhe se e sheh si një simbol krenarie dhe suksesi.

“Numri 34 është i shenjtë për familjen tonë. Graniti e ka bartur gjithmonë me krenari dhe për ne ky numër është më shumë se thjesht një shifër,” u shpreh Xhaka.

Ai gjithashtu theksoi se ndihet krenar për familjen e tij dhe për rrugën që kanë ndjekur fëmijët e tij, duke theksuar se vlerat e forta familjare dhe mbështetja reciproke kanë qenë çelësi i suksesit të tyre.

Se çfarë ka thënë më shumë për këtë temë, mund ta mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.