Ragip Xhaka: Mbështetja e qytetarëve më motivon të sjell ndryshime pozitive - Gazeta Express
string(74) "ragip-xhaka-mbeshtetja-e-qytetareve-me-motivon-te-sjell-ndryshime-pozitive"

Lajme

Gazeta Express

12/01/2025 20:13

Ragip Xhaka: Mbështetja e qytetarëve më motivon të sjell ndryshime pozitive

Lajme

Gazeta Express

12/01/2025 20:13

Kandidati me numër 34 në listën për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ragip Xhaka, ka pasur një ditë plot  takime me qytetarë dhe personalitete të njohura.

Xhaka u takua me profesorin dhe rekordmenin e Guinness-it, Agim Agushi, së bashku me disa qytetarë. Diskutimi u përqendrua në planprogramin politik të kandidatit dhe sfidat që e presin në rrugën drejt zhvillimit dhe ndryshimeve pozitive. “Mbështetja e Agimit dhe qytetarëve ishte e jashtëzakonshme, duke më dhënë motivim për të vazhduar me përkushtim në rrugën drejt së mirës së përbashkët,” tha Xhaka, duke falënderuar për mbështetjen e sinqertë që ka marrë.

Lexo Edhe:

Më pas, Xhaka zhvilloi një takim në Viti me kandidatin tjetër të PDK-së, Sylejman Berisha, ku u diskutua vizioni dhe planprogrami politik i partisë. Atmosfera në këtë takim u karakterizua nga entuziazmi dhe mbështetja e fuqishme nga simpatizantët e PDK-së.

“Mbështetja e fuqishme nga simpatizantët në Viti më jep forcë dhe motiv për të sjellë ndryshime pozitive për të gjithë qytetarët. Faleminderit për përkushtimin dhe besimin tuaj,” theksoi Xhaka.

Një moment tjetër i rëndësishëm i ditës ishte vizita e Xhakës në klubin futbollistik FC Vllaznia në Pozheran. Ai diskutoi me përfaqësuesit e klubit për rëndësinë e sportit në jetën e të rinjve dhe në ndërtimin e një komuniteti të shëndoshë. “Falenderoj FC Vllaznia për mikpritjen dhe përkushtimin e tyre ndaj sportit. Së bashku do të vazhdojmë të promovojmë dhe mbështesim sportin në çdo cep të vendit tonë,” deklaroi Xhaka.

Ragip Xhaka thotë se është angazhuar të vazhdojë punën e tij me përkushtim, duke e konsideruar mbështetjen e qytetarëve si forcën kryesore në rrugën e tij politike.