Ragip Xhaka, kandidati për deputet nga radhët e PDK-së dhe babai i futbollistëve të njohur Granit dhe Taulant Xhaka, ka qenë i ftuar në emisionin Canapé, të cilin e moderoi Syzana Hajradini.
Në një bisedë të hapur dhe emocionale, ai ka ndarë momente të rëndësishme nga jeta e tij në Zvicër, angazhimi në politikë dhe sakrificat e familjes në rrugëtimin e djemve të tij drejt suksesit.
Përveç politikës dhe sportit, një pjesë e veçantë e intervistës iu kushtua bashkëshortes së tij, e cila, siç tha ai, ka qenë shtylla kryesore e familjes Xhaka.
“Çka ka bërë ajo për ne s’do ta harroj kurrë,” u shpreh ai me emocione, duke theksuar përkushtimin e saj të jashtëzakonshëm për familjen dhe rolin e pazëvendësueshëm që ka pasur në rritjen dhe edukimin e djemve të tyre.
Xhaka foli për sakrificat e mëdha që kanë bërë si prindër për të mbështetur ëndrrat e Granitit dhe Taulantit, duke u kujdesur që ata të kishin gjithmonë mbështetjen e nevojshme si në aspektin emocional, ashtu edhe në atë profesional.
Ai vlerësoi bashkëshorten e tij si një grua të fortë dhe të palodhur.
Se çfarë ka thënë më shumë në lidhje me këtë, e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.
“Çka ka bërë ajo për ne s’do ta harroj kurrë" – Xhaka falënderon me fjalë zemre bashkëshorten e tij“Çka ka bërë ajo për ne s’do ta harroj kurrë" – Xhaka falënderon me fjalë zemre bashkëshorten e tij #T7 #canape #Xhaka
Posted by T7+ on Friday, February 7, 2025