string(62) "rafuna-per-vendimin-e-zrre-se-kryeministri-po-i-nderron-fjalet"

Lajme

Gazeta Express

29/05/2025 10:37

Rafuna për vendimin e ZRrE-së: Kryeministri po i ndërron fjalët

Lajme

Gazeta Express

29/05/2025 10:37

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, se edhe pas protestës vendimi i ZRrE-së nuk do të ndryshojë.

Rafuna tha se Kurti më herët kishte një paraqitje publike, ku kishte deklaruar se ZRrE është e pavarur, por tani po ndryshon fjalët e tij.

Ai shtoi se plotësimi i kërkesës së tyre nuk është vetëm në interes të bizneseve, por edhe në interes të qytetarëve.

“Ky është një vendim i ZRrE-së. Kryeministri po i ndryshon fjalët, sepse më parë kishte një paraqitje publike ku kishte thënë se ZRrE është e pavarur. Ne kemi kërkuar një subvencion prej 50 milionë eurosh që i nevojitet ZRrE-së, në mënyrë që këto mjete të na jepen në këtë fazë të tranzicionit, për të mos dalë në tregun e lirë. Këto 50 milionë euro nuk janë para private të Kryeministrit, por janë mjete të taksapaguesve. Me këto mjete mund të shpëtohen bizneset, qytetarët e Kosovës, sepse nuk do të ngarkohen sërish dhe, për më tepër, mund të shpëtohet ekonomia e vendit. Qeveria e Kosovës ka dhënë edhe më shumë se 50 milionë për qëllime të tjera – ky është një qëllim madhor dhe është interes publik. Për këtë arsye, është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës të mbrojë interesin publik dhe interesin e qytetarëve.”

Protesta e bizneseve të Kosovës kundër vendimit të ZRrE-së ka filluar në orën 10:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 12:00.