Kryetari i Odës ekonomike të Kosovës Lulzim Rafuma ka shprehur drojën e tij se ZRrE nuk do ta respektoj aktgjykimin e Gjykatës Komerciale për anulimin e tërësishëm te njoftimit për tregun e hapur energjetik si akt i kundërligjshëm.
Rafuna tha se janë pritje qësot ZRRE të tregohet profesionale dhe të merr për bazë aktgjykimin.
“Deklarimi i ZRRE ka shkaktuar konfuzitet te bizneset tek odat tek palët e tëra. Aktgjykimi është shumë i qartë anulohet tregu i hapur energjetik si akt i kundërligjshëm, duhet te respektohet ky vendim sepse nëse nuk respektohet është vepër penale. Andaj ne jemi në pritje që sot ZRrE të tregohet profesionale të merr për bazë aktgjykimin dhe ta implementojë ate. Le t’i vazhdoje procedurat ligjore siçdo t’i vazhdojmë edhe ne por mos t’i merr nqaf bizneset ekonominë e Kosovës qe është ndërtuar me mund… “ Tutje Rafuna ka theksuar se nëse ZRrE nuk respekton vendimin e Gjykatës Komerciale si biznese do t’i ndërmarrin te gjitha hapat ligjor dhe demokratik për ta kundërshtuar atë’’, tha Rafuna.