Rafuna: Bizneset s’janë kundër tregut të hapur energjetik, por jo në këtë mënyrë - Gazeta Express
string(77) "rafuna-bizneset-sjane-kunder-tregut-te-hapur-energjetik-por-jo-ne-kete-menyre"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 23:07

Rafuna: Bizneset s’janë kundër tregut të hapur energjetik, por jo në këtë mënyrë

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 23:07

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se kanë informata se deri më tani janë një kompani është mbyllur si pasojë e vendimit të ZRrE-së për daljen e bizneseve në treg të lirë energjetik.

Rafuna dhe se dy kompani të tjera i janë nënshtruar riorganizimit, ndërsa kanë njoftime edhe për kompani të tjera se nuk do t’i nënshkruajnë kontratat fare sepse do të shkojnë gradualisht duke e hequr prodhimin pasi s’mund ta përballojnë koston.

“Këto janë pasojat që gjatë tërë kohës që do të vijnë dhe po ndodhin dhe po i shohim efektet e para siç e thamë edhe prej të dhënave zyrtare që vetë Agjencia e Statistikave i jep”.

“Asnjë biznes i vetëm nuk është kundër daljes në tregun e lirë, të gjitha janë për tregun e lirë sepse tregu i lirë në vetvete është shumë i mirë”, tha Rafuna në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, ai u shpreh se Zyra e Rregullatorit të Energjisë është dashur ta rregullojë tregun dhe biznesi, sipas tij, me vullnetin e vet duhet të del në tregun e lirë energjetik.

“Bizneset e kërkojnë tregun e lirë dhe e kërkojnë tranzicionin pasi gjatë kësaj faze duhet të jetë një paketë mbështetëse nga ana e qeverisë që t’iu ndihmojë që të investojnë në panele solare, bateri apo diçka tjetër”, tha ai.