‘Radovicka’ prangos 36 vjeçarin në Kolonjë, i gjenden në shtëpi arsenal armësh dhe fidanë kanabisi - Gazeta Express
string(95) "radovicka-prangos-36-vjecarin-ne-kolonje-i-gjenden-ne-shtepi-arsenal-armesh-dhe-fidane-kanabisi"

‘Radovicka’ prangos 36 vjeçarin në Kolonjë, i gjenden në shtëpi arsenal armësh dhe fidanë kanabisi

Gazeta Express

10/07/2020 9:12

Një 36 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Kolonjë pasi në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar 3 armë zjarri automatike, nëj pushkë, fishekë luftarakë, 3 krehra dhe disa fidanë kanabis.

Sipas njoftimit, Komisariati i Policisë Kolonjë në bashkëpunim me strukturat e Drejtorinë e Korçës kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Radovicka”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Lexo Edhe:

– D. B., 36 vjeç, banues në fshatin Radovickë, Kolonjë.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e një banese në përdorim të këtij shtetasi, Policia gjeti të kultivuar disa fidanë të dyshuar narkotikë kanabis.

Po gjatë operacionit është ushtruar kontroll në banesën e 36-vjeçarit, ku shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh zjarri, konkretisht 3 automatik, 1 pushkë, fishekë luftarakë dhe 3 krehra.

Njoftimi i Policisë Kolonjë:

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet me sukses operacioni antikanabis i koduar “Radovicka”.

Sekuestrohet arsenal me armë zjarri, konkretisht 3 automatik, 1 pushkë dhe municion luftarak.

Vihet në pranga poseduesi i arsenalit të armëve, njëherazi edhe autor i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë,  finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Radovicka”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– D. B., 36 vjeç, banues në fshatin Radovickë, Kolonjë.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e një banese në përdorim të këtij shtetasi, Policia gjeti të kultivuar disa fidanë të dyshuar narkotikë kanabis.

Po gjatë operacionit është ushtruar kontroll në banesën e 36-vjeçarit, ku shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh zjarri, konkretisht 3 automatik, 1 pushkë, fishekë luftarakë dhe 3 krehra.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.