Radoniqi fton qytetarët të verifikojnë vendvotimet për Zgjedhjet Lokale 2025 - Gazeta Express
string(76) "radoniqi-fton-qytetaret-te-verifikojne-vendvotimet-per-zgjedhjet-lokale-2025"

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 8:33

Radoniqi fton qytetarët të verifikojnë vendvotimet për Zgjedhjet Lokale 2025

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 8:33

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, u ka kërkuar qytetarët me të drejtë vote në vendin tonë që përmes platformës së KQZ-së https://qv.kqz-ks.org të kontrollojnë dhe të shohin se ku është qendra e tyre për të votuar në Zgjedhjet Lokale.

Platforma elektronike e KQZ-së do të jetë e qasshme deri në mbyllje të vendvotimeve në ditën e zgjedhjeve, më 12 tetor 2025.

Këtë thirrje Radoniqi e bëri pas certifikimit të Listës së Votuesve, sipas së cilës, numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në këto zgjedhje është: 2,069,098 votues.

Sipas të dhënave nga Lista Votuese, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, në Republikën e Kosovës është 2,025,105 votues, ndërkaq numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar me postë nga jashtë Kosovës është 43,993 votues.

Procesi zgjedhor në Republikën e Kosovës, do të organizohet në 938 Qendra të Votimit me gjithsej 2,625 vendvotime, prej të cilave 910 Qendra të Votimit për votimin e rregullt me 2,571 vendvotime dhe 38 Qendra të Votimit për votimin me kusht me gjithsej 54 vendvotime.