Milan Vukashinoviq u plagos dhe u rrëmbye në Leposaviq brenda territorit të Kosovës.
Ish-zëvendësministri Radoica Radomiroviq tha në Debat Plus se terroristi Milan Radoiçiqi është prapa gjithë kësaj.
“Radojçiqi i është drejtuar Vukashinoviqit dhe i ka thënë ‘nëse s’kam arritur për herën parë të vrasë, as tani nuk do të vras. Por do të mbetesh invalid për të jetën’”, ka thënë Radomiroviq.
Sipas Radomiroviq, Vukashinoviqit ishte punonjës i Byrosë Kosovare të Sigurimeve edhe është dërguar me tre xhipa nga persona të maskuar dhe të uniformuar me rroba ushtarake në një spital në Serbi.
“Është dërguar me tre xhipa nga persona të maskuar me uniforma të zeza dhe të gjelbra në spitalin e Prokupljes”, ka thënë Radomiroviq në Debat Plus, teksa ka theksuar se kjo është taktikë e Radojçiqit.