Radhë kilometrike në Muriqan, pritja kalon dy orë në kulmin e vapës - Gazeta Express
string(66) "radhe-kilometrike-ne-muriqan-pritja-kalon-dy-ore-ne-kulmin-e-vapes"

Shqiperi

Gazeta Express

08/08/2025 15:21

Radhë kilometrike në Muriqan, pritja kalon dy orë në kulmin e vapës

Shqiperi

Gazeta Express

08/08/2025 15:21

Një fluks i madh automjetesh ka shkaktuar trafik të rënduar dhe pritje të gjata në pikën kufitare të Muriqanit, ku dhjetëra udhëtarë janë detyruar të presin me orë të tëra për të hyrë në territorin shqiptar. Për të kaluar një distancë prej vetëm një kilometri, pritja ka zgjatur më shumë se dy orë.

Shumë prej tyre janë shqiptarë që vijnë nga Italia pas një udhëtimi të gjatë në rruge tokesore, që shpesh zgjat mbi 15 orë, dhe udhëtojnë me familjet e tyre përfshirë fëmijë të vegjël dhe të moshuar. Situata bëhet edhe më e vështirë për shkak të temperaturave të larta, që në këtë zonë arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

Pavarësisht situatës së rënduar, autoritetet kufitare ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar lidhur me fluksin dhe vonesat në pikën e kalimit. Mësohet nga burime kufitare se pala malazeze nuk po aplikon kalimin e përshpejtuar pas një ngjarje kriminale në Budva që ka ndodhur një natë më parë.