Rade Radovanoviç e pranon se Serbia ka kryer krim dhe gjenocid në Kosovë e BeH, etiketohet nga mediat në shërbim të Vuçiqit - Gazeta Express
string(122) "rade-radovanovic-e-pranon-se-serbia-ka-kryer-krim-dhe-gjenocid-ne-kosove-e-beh-etiketohet-nga-mediat-ne-sherbim-te-vuciqit"

Lajme

Gazeta Express

10/11/2022 14:29

Rade Radovanoviç e pranon se Serbia ka kryer krim dhe gjenocid në Kosovë e BeH, etiketohet nga mediat në shërbim të Vuçiqit

Lajme

Gazeta Express

10/11/2022 14:29

Ka dalë një serb që po e pranon se Serbia ka kryer shumë krime në Kosovë e në Bosnje Hercegovinë,

Është pikërisht njëri ndër kundërshtarët e shumtë të ndërtimit të urës së re mbi lumin Sava në Beograd , Rade Radovanoviç i cili ka deklaruar se Serbi ka bërë gjenocid në Kosovë e në Bosnje Hercegovinë.

“Kemi kryer shumë krime dhe gjenocid në BeH dhe Kosovë– Vuçiq duhet të rrëzohet”, shkruan “Alo” që e etiketon atë si urrejtës të Serbisë, urave edhe Vuçiqit.

“Alo” shkruan se Radovanoviç është kundërshtar i urës së re mbi lumin Sava dhe njeri sipas të cilit serbët kanë kryer disa gjenocide!

Në fjalimin e mbajtur në protestën kundër projektit të urës së re mbi Sava, Radovanoviç ndër tjera theksoi se “ “Nuk kishte gjenocid vetëm në Srebrenicë, por kishte edhe në Prijedor, në Sarajevë, në Mostar dhe në Kosovë” – prandaj “Vuçiq duhet të rrëzohet”.

Ky nuk është serbi i vetëm që hapur ka pranuar se serbët gjatë luftërave në vitet 90-ta formacionet paramilitare dhe ushtarake kanë kryer krime deri në gjenocid, jo vetëm në BeH por edhe në Kosovë, si dhe që bëjnë thirrje për rrëzimin e pushtetit të Vuçiqit.