Adrien Rabiot është transferuar tek Milani.
Mediumi italian “Tuttosport” shkruan se mesfushori francez do t’i kushtojë gjigantit italian 10 milionë euro, ndërsa futbollisti i deritashëm i Marseillet do të nënshkruajë kontratë trevjeçare, deri më 30 qershor të vitit 2028, me opsion për ta vazhduar edhe për një vit tjetër, deri më 2029, përcjell “Gazeta Express”.
Me këtë rast, përfaqësuesi francez do të paguhet 5 milionë euro në vit në klubin Kuqezi, i cili e zyrtarizoi transferimin e tij në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.
Rabiot pëlqehet shumë nga trajneri Massimiliano Allegri, i cili ka punuar me të që nga koha e Juventusit dhe ishte insistimi i tij për ta përforcuar mesfushën, e cila përbëhet nga Modric, Ricci, Jashari, Fofana e Loftus-Cheek.
I lindur në me 3 prill të vitit 1995, Rabiot do ta synojë një vend titullari në ekipin e Allegrit, ndërsa do të jetë në dispozicion të tij që nga rikthimi i ekipeve në aksion pas angazhimeve të Kombëtareve. /Gazeta Express