Durrës, 11 Shtator 2025 – Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:15 në lagjen nr. 6 të qytetit të Durrësit. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi B. K., 43 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, duke humbur jetën si pasojë e goditjes elektrike.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes. Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një aksident gjatë punës apo për një situatë tjetër.
Policia ka nisur hetimet dhe pritet që më shumë detaje të bëhen publike në orët në vijim.
Këtë vjeshtë, çantat Lucky Bees janë aksesorët që çdo grua duhet t’i ketë. Me modele tote, crossbody dhe shpine,...