Ra në kamera duke përdorur telefonin për herë të dytë, shoferit të autobusit në Prishtinë i merret leja dhe dënohet me 200 euro - Gazeta Express
string(126) "ra-ne-kamera-duke-perdorur-telefonin-per-here-te-dyte-shoferit-te-autobusit-ne-prishtine-i-merret-leja-dhe-denohet-me-200-euro"

Lajme

Gazeta Express

19/02/2026 9:35

Ra në kamera duke përdorur telefonin për herë të dytë, shoferit të autobusit në Prishtinë i merret leja dhe dënohet me 200 euro

Lajme

Gazeta Express

19/02/2026 9:35

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka evidentuar një shofer autobusi duke përdorur telefonin gjatë vozitjes përmes monitorimit të vazhdueshëm me kamera në kryeqytet. Për këtë kundërvajtje, shoferit i është shqiptuar gjobë.

Pas verifikimit, është konstatuar se kjo është hera e dytë që shoferi shkel rregullat, ndaj i është sekuestruar patentë-shoferi dhe i është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjetit motorik për një periudhë prej tre muajsh.

I njëjti është dënuar me gjobë 200 euro.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve, veçanërisht ata të transportit publik, që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të mos përdorin telefonin gjatë vozitjes.

Advertisement
Advertisement
Advertisement