Qyteti që shënoi rekord për pikat publike të qasjes në WiFi - Gazeta Express
string(59) "qyteti-qe-shenoi-rekord-per-pikat-publike-te-qasjes-ne-wifi"

Qyteti që shënoi rekord për pikat publike të qasjes në WiFi

AutoTech

Gazeta Express

11/11/2021 15:08

Mexico City ka thyer një rekord botëror për akses falas në Wi-Fi falë mijëra pikave publike të aksesit në internet në të gjithë kryeqytetin, njoftuan të mërkurën Rekordet Botërore Guinness

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kryeqyteti i Meksikës vlerësohet se ka 21,500 mijë hotspots – në një rrjet të vetëm urban të Wi-Fi-s falas.

Lexo Edhe:

Pikat e qasjes janë të shpërndara në të gjithë qytetin e gjerë me rreth nëntë milionë banorë, veçanërisht në transportin publik.

Kur shkollat u mbyllën për më shumë se një vit gjatë pandemisë së coronavirusit, disa studentë shfrytëzuan këto shërbime për të marrë pjesë në klasa online.