Qytetet me më së shumti të vaksinuar në Kosovë - Gazeta Express
string(46) "qytetet-me-me-se-shumti-te-vaksinuar-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

15/09/2021 16:04

Qytetet me më së shumti të vaksinuar në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

15/09/2021 16:04

VaksinaPërderisa numri i dozave të administruara të vaksinave ndaj koronavirusit në Kosovë ka kaluar shifrën e një milionëshit, janë qytetarët e Prishtinës ata që kanë marrë më së shumti doza, me gjithsej 178 mijë e 216 të tilla.

Kryeqyteti ndiqet nga Prizreni, me 85 mijë e 268 të vaksinuar të paktën me një dozë, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.Ndërkohë, Gjakova renditet e treta me 72 mijë e 431 të vaksinuar.

Lexo Edhe:

Ferizaj ka administruar 70 mijë e 339 vaksina antiCOVID.

Listën e top pesë rajoneve më të vaksinuar e mbyll Peja, me 62 mijë doza.

Gjilani po përpiqet të imunizojë tufën me 59 mijë e 319 gjilanas të vaksinuar.

Podujeva ka vaksinuar 49 mijë e 848 të banorëve, ndërkohë Mitrovica ka arritur në 44 mijë 912 të vaksinuar.

Listën e dhjetë rajoneve më të vaksinuar e mbyllin Vushtrria me 44 mijë e 770 dhe Suhareka me 38 mijë e 646 qytetarë që po kontribuojnë në përfundimin e pandemisë COVID-19.Sa i përket numrit të të vaksinuarve në bazë ditore, po ashtu prin kryeqyteti me 814 të vaksinuar në 24 orët e fundit, Prizreni – 630, Gjakova – 452, Ferizaj – 419, Peja – 384, Gjilani – 351, Mitrovica – 333, Podujeva – 283, Vushtrria – 272, Suhareka – 267.