Qytetarja e demanton ekspozitën për Masakrën e Krushës: Shkojna i numërojna varret, të shohim a janë 197 apo 243 - Gazeta Express
string(110) "qytetarja-e-demanton-ekspoziten-per-masakren-e-krushes-shkojna-i-numerojna-varret-te-shohim-a-jane-197-apo-243"

Lajme

Gazeta Express

27/03/2026 23:08

Qytetarja e demanton ekspozitën për Masakrën e Krushës: Shkojna i numërojna varret, të shohim a janë 197 apo 243

Lajme

Gazeta Express

27/03/2026 23:08

Ekspozita në sheshin e Prishtinës, ka ngjallur kritika të shumta për shkak të pasaktësive të saj në të dhëna lidhur me Masakrat e kryera në Kosovë, përfshirë atë të Dubravës dhe atë në Krushë të Madhe.

Nga kjo e fundit, një qytetare Krushës, ka sheshi ka thënë se është ‘’prek shumë’’ nga të dhënat në ekspozitë, duke shtuar se ato janë të gabuara.

Ajo ka thënë se të dhënat aty janë zvogëlim i asaj çka ka  ndodh në Kosovë.

‘‘Jam prek shumë prej këtyne që i pash sot, dola ekzakt për me pa këtë ekspozitë. Këto të dhana këtu janë totalisht të gabume. Po flasë për Krushën e Madhe, për arsye se unë jam prej Krushës së Madhe, edhe unë jam rritë me këto numra. Numri i civilëve të vrarë është 243, nuk është 197. Dhe po du me ditë ku i kanë marrë këto të dhëna, ku janë bazu, edhe po du me ditë kanë na e kanë hjek tash, të di a ma kanë hjek babën a 3 axhallarët, apo kanë ma kanë hjek mu këtu që janë vendos 197 civilë të vrarë.

Kjo është zvogëlim i asaj çka ka ndodh në Kosovë. Me këtë rast na jem tu e zvogëlu këtu numër. Unë e ftoj kushdo që e ka bë këtë raport të shkojna dhe t’i shohim varret në Krushë të Madhe, aty i kemi varret e njerëzve që janë të gjetun dhe varret që janë të pagjetun. Baba jem është një prej tyne të pagjetuneve që janë 60 persona akoma të pagjetun, edhe aty mujna me bisedu edhe me i ngjeh bashkë me ata kushdo që u kanë që e ka bë raportin edhe ta shohim a po i dalin 197 apo po i dalin 243. Ky është turp për Kosovën, sidomos në këtë kohë, ku na po i kemi edhe dënimin e katër krerëve të UÇK padrejtësisht me 180 vjet burg, ku gjithë ata serbë që e bonën këto masakra, për 13 mijë e 500 vrasje që kanë bë në Kosovë, janë dënu me vetëm 150 vjet në total’’, ka thënë ajo.

Advertisement
Advertisement
Advertisement