Qytetari shpërthen ndaj Labit: Eja një natë në spital me mua dhe shiko a ka virus - Gazeta Express
string(80) "qytetari-shperthen-ndaj-labit-eja-nje-nate-ne-spital-me-mua-dhe-shiko-a-ka-virus"

Gazeta Express

11/08/2020 7:10

Qytetari shpërthen ndaj Labit: Eja një natë në spital me mua dhe shiko a ka virus

Gazeta Express

11/08/2020 7:10

Një qytetar i cili e ka babanë të shtrirë në spitalin e pulmologjisë, është shprehur i revoltuar për të gjithë ata qytetarë që nuk besojnë se ekziston koronavirusi.

Qytetari në fjalë revoltën më të madhe e ka shprehur ndaj këngëtarit Labinot Tahiri, i cili ka thënë javë më parë se virusi është rrenë, për çka i ka thënë të shkojë një natë në spital dhe të shohë nga afër se çfarë lufte bëjnë pacientët që janë të prekur me koronavirus.

“Lab ka virus, mos rrej. Hajde një natë me mua këtu, vendose maskën dhe dorëzat, hajde këtu dhe shiko a ka virus”, ka thënë qytetari për Kanal10.

Qytetari në fjalë, ndërkaq, ka shprehur brengën e tij për prishjen e liftit duke thënë se një natë janë detyruar ta bartin oksigjenin me duar.