Qytetari proteston para Kuvendit, thotë se Kosovës po i ndodh një tragjedi - Gazeta Express
string(74) "qytetari-proteston-para-kuvendit-thote-se-kosoves-po-i-ndodhe-nje-tragjedi"

Gazeta Express

03/06/2020 10:53

Qytetari proteston para Kuvendit, thotë se Kosovës po i ndodh një tragjedi

Gazeta Express

03/06/2020 10:53

Disa qytetarë janë mbledhur para Kuvendit të Kosovës, si shenjë pakënaqësie ndaj seancës së thirrur për votimin e Qeverisë në krye me Avdullah Hotin, raporton Gazeta Express

Një nga qytetarët në një lidhje direkte në emisionin Frontal në T7 ka deklaruar se ka vendosur që të dalë para Kuvendit me një flamur në gjysmështizë, pasi që në këtë mënyrë do të tregojë se Kosovës me votimin e qeverisë së re po i ndodh një tragjedi.

Lexo Edhe:

“Unë priti sot nga një numër parlamentarësh të pakurriz veprimin e turpit, ata do të turpërojnë vetveten dhe të gjithë shqiptarët. Dojnë të na kthejnë prap kllikën e hajnave, që 20 vjet e gërryejnë këtë vend.

Do të qëndroj derisa të dalin këta trimat që kanë vendosur të na fundosin”, ka thënë ai. /GazetaExpress/